“Me këmbë në dritare”: Vetura diplomatike keqpërdoret në mënyrën më të ulët në Prishtinë

Një grua sot ka “befasuar” qytetarët në Prishtinë, derisa është parë duke i mbajtur këmbët mbi pjesën e përparme të një veture me tabela diplomatike.

Në adresën e Gazeta Metro sot ka arritur një video aspak e hijshme, ku një grua ka keqpërdorur në mënyrën më të ulët një veturë diplomatike.

Përgjatë rrugës “Luan Haradinaj” sot është parë një grua e cila ka vendosur këmbët “në dritare” apo në pjesën e përparme të veturës Mercedes Benz.

Vetura siç shihet edhe nga pamjet ka tabela diplomatike, por që nuk dihet se kujt i takon.

Më poshtë keni pamjet e kësaj ngjarje, që për shumë kë ka qenë veprim i ulët vendosja e këmbëve në një veturë të tillë, nëpër qytet.