Studentët

“Më ke thanë ko me t’bo masazh”: Studentja e ngacmuar seksualisht nga Xhevat Krasniqi shpërthen në lot gjatë protestës

Po vazhdon të jetë temë diskutimi largimi i profesorit Xhevat Krasniqi nga Universiteti i Prishtinës.

Sot, profesori Krasniqi ka dëshmuar para Këshillit të Etikës në Universitetin e Prishtinës.

Ai i ka mohuar të gjitha akuzat nga më shumë se 25 studentë, duke thënë se nuk ka ngacmuar asnjëherë seksualisht. Krasniqi i ka quajtur shpifje.

Në objektin e Administratës Qendrore të UP-së, Xhevat Krasniqi është bllokuar nga grupi i protestuesve.

Ai aty është përballur me njërën prej studenteve të cilën e ka ngacmuar seksualisht. Ajo nën lot, i ka kujtuar fjalët që profesori ia kishte thënë në konsultime.

@ballkani.info “Më ke thanë ko me t’bo masazh”: Studentja e ngacmuar sek*sualisht nga Xhevat Krasniqi shpërthen në lot gjatë protestës #stuedent #up #kosovo #viral ♬ original sound Ballkani.info

“Më ke thanë, pranoje që me ke thanë. Në konsultime 14 shkurt 2023, më ke thanë ko me t’bo masazh. I qes edhe unë faktet e mia, edhe e shohim qatherë, shpifje, shpfije. Asnjë so shpifje. Ti duhesh me pranu realitetin se kush je përnime, pranoje se kush je. Nashta është e randë”, tha studentja në videon të cilën e ka siguruar Nacionale.

Grupi i studentëve ka bllokuar edhe anëtarët e Këshillit të Etikës. Aty Dibran Hoxha nga ORCA dëgjohet teksa flet me këta anëtarë.

“Kushtetuta ma lejon me protestu”, tha ai.

Profesori e ka thirrur Policinë në mënyrë që t’i largojë protestuesit.

Krasniqi ka thënë se studentet e kanë bërë denoncimin për shkak të dështimit për të kaluar provimin.

Ai shton se “të gjitha shprehjet në ankesë janë shpifje”.

Profesori thotë se studentja denoncuese e ka kërcënuar me fjalët “hajt se ki me pa ti, as veten tënde s’ki me njoftë”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur lidhur me rastin e profesorit të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi, i denoncuar për ngacmim seksual të disa studenteve.

Ai ka thënë se organet e UP-së duhet të marrin shumë seriozisht ankesat dhe t’i trajtojnë ato në mënyrë meritore.

“Unë nuk mund të ia bëj gjyqin etik Këshillit të Etikës në UP, por nuk bëhet fjalë për dy vajza e shtatë vajza, por për 27 vajza, andaj unë shpresoj që edhe organet kompetente të UP-së dhe i gjithë universiteti do t’i marrin shumë seriozisht këto ankesa që duhet të trajtohen në mënyrë meritore duke pas parasysh që Qeveria, Kuvendi, Universiteti i Prishtinës, krejt këto organe që kanë përgjegjësi e reputacion duhet të jenë në ballë të betejës që duhet të jetë e përbashkët”- ka thënë Kurti.