Në Qendër të Prishtinës do të ndërtohet memorial për vëllezërit Bytyqi.

Kështu ka bërë të ditur deputeti i AAK-së, Gazmend Syla.

Përmes një shkrimi në Facebook, Syla ka shkruar se këtë iniciativë e ka marrë së bashku me deputetin Daut Haradinaj.

“Ndjehem i nderuar dhe i privilegjuar për mundësinë e dhënë nga gjenerali Daut Haradinaj dhe bashkëluftëtarët, që të marrë iniciativën për ngritjen e Memorialit për vëllezërit Bytyqi në qendër të Prishtinës”.

“Poashtu pas komunikimit me familjarët e Heronjve, shpreha gatishmërinë e koordinimit me ta në të gjitha detajet e këtij projekti kombëtar”, ka shkruar Gazmend Syla.