“Më humbi gruaja”, aktori Dardan Gashi rrëfen historinë interesante

Dradan Gashi apo ndryshe i njohur në publik si Hamdia ka rrëfyer një storie interesante nga jeta e tij private.

Ai ka qenë i ftuar në rubrikën 5 data meqë rast ka treguar ngjarjet më interesante në jetën e tij.

“Hamdia”, nuk hezitoi të tregojë ngjarjen që kishte përjetuar në vitin 2018 kur kishte vizituar Mekën dhe Medinën bashkë me gruan e tij.

Ai ka rrëfyer se që në ditën e parë i ka ndodhur storia më interesante në jetën e tij ndaj edhe e mban mend.

“Gruaja ime është me mbulesë. Shumë lehtë e identifikoj në Kosovë. Kur jam kthy me i kqyrë dhe i kam pa një milion gra me shami – qysh me e gjetë?. Jemi takuar pastaj tek në hotel. Ka qenë një eksperiencë shumë e mirë. Njohja e kulturave të tjera ka qenë mbresëlënëse”, u shpreh Gashi.