Me helikopterë e njësi ushtarake – KFOR-i kryen ushtrime në këtë fshat të Kosovës

Sipas, njoftimit qytetarët e asaj zone për çdo paqartësi mund të kontaktojnë me Policinë e Kosovës, dhe këta të fundit do të ofrojnë shërbime për çdo kërkesë të tyre.

“KFOR-i më njësitë e veta do të kryej një ushtrim në teren ku përveç pjesëmarrjes së njësive ushtarake do të ketë edhe mjete të ushtrisë përfshirë edhe helikopter. Ky ushtrim nuk do të pengoj rrjedhën normale të qytetarëve”.

“Andaj ju informojmë me kohë për këtë ushtrim ushtarak, në mënyre që qytetarët e rajonit të Vrrinit dhe banorët e Zhurit të mos shfaqin ndonjë habi apo diçka tjetër. Ju lusim që për çdo paqartësi të kontaktoni me policinë dhe nëse shihni shenja të KFOR-it në rrugë apo ndonjë pengesë me mirëkuptim kërkojmë që ato të respektohen nga ana juaj”, përfundohet në komunikatë.