Me gishtat e ngritur lartë, Fjolla Morina u bën “diss” kolegeve?

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, bëri të ditur së fundmi se është në përgatitje të një kënge të re për fansat.

Ajo ndërkohë, është e njohur për çiltërsinë e saj në intervista, duke mos hezituar të flasë hapur për mendimet që ka për kolegët e saj.

Në një fotografi mjaft provokuese të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, këngëtarja ka lënë të kuptohet se po i bën “diss” dikujt.

Ajo ka pozuar me një fustan ngjyrë ari plot shkëlqim, ndërsa ka ngritur dy gishtat e mesëm lartë.

“Ti mendon se je mbretëresha por hajde pak te mbreti yt”, ka shkruar Morina në Instagram.

Duke lënë këtë mesazh të koduar, këngëtarja nga Prishtina po lë të kuptohet se ka një botë ndryshe nga koleget e saj këngëtares.

loading…