Festat e Nëntorit po vijnë.
E pothuajse gjithë fytyrat publike bëjnë këngë, foto apo aktivitete të ndryshme me nuanca festive, shkruan Ballkani.info.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe bukuroshja shqiptare, Luana Vjollca.
Ka qenë fotografi Flamur Ilazi ai i cili ka hedhur në Facebook një foto që ia bëri Luanës, ku këngëtarja duket ndryshe.
Me plis në kokë e me flokë të kuqe, në përshtatje me veshje të zezë (kuq e zi), ajo dukej tejet bukur.
Edhe forma se si e bëri shqiponjën, e bëri Luanën shumë festive në prag të Ditës së Flamurit./Ballkani.info/








