Me ecje e ruani shëndetin e këmbëve

Për të pasur këmbë sa më të shëndetshme është shumë e rëndësishme që të ecni. Një gjë të tillë keni mundësi që ta bëni të gjithë dhe nuk kërkon aspak sforcim.

Por si çdo sport tjetër edhe ecja kërkon që çdo gjë të bëhet hap pas hapi. Ditët e para janë të mjaftueshme 20-30 minuta ecje në ditë. Koha se kur do t’ju duhet të ecni më shumë nuk është e përcaktuar. Mjafton të respektoni oraret dhe stërvitjen e rregullt. Nëse mëngjesi sugjerohet për shkak të ajrit të freskët dhe zgjimit që do t’i bëhej gjithë trupit, pasditja do të ishte po aq efikase, pasi na bën mirë për të qetësuar edhe mendjen nga lodhja e ditës.

Ecjet e gjata në çdo orar të ditës forcojnë muskujt e këmbëve, duke i bërë të formësuara dhe kështu zëvendësojmë disa orë të domosdoshme aerobik ose fitnesi. Edhe pse jemi në sezonin e dimrit ecja duhet të bëhet rregullisht.