Më e lumtur se kurrë: Dafina nuk i kursen momentet romantike me të dashurin

Pak ditë më parë, Dafina Zeqiri dhe Dj Geek, vendosën që të tregonin se janë rikthyer së bashku.

E që në momentin që e bënë sërish publike lidhjen e tyre,m ata nuk i kursejnë fotot dhe videot ku shfaqen në shoqërinë e njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Së fundmi, këngëtarja e dashur për publikun ishte ajo që ndau dy foto me ndjekësit në “Instagram”.

Në foton e parë, Dafina shfaqet krah partnerit të saj, të cilët janë “arratisur” drejt një destinacioni me borë.

Ndërsa në foton e dytë, çifti shfaqet duke i dhuruar njëri-tjetrit një puthje. Nga ana tjetër, Dj Geek ka publikuar një video, teksa shfaqet krah partneres duke kërcyer me muzikën e saj në sfond.