“Më duhet me shku direkt në Kuvend”, Kurti s’përgjigjet kur pyetet për gjykimin në Hagë

Kryeministri Albin Kurti në një prononcim për media është pyetur edhe për çështjen e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, por s’është përgjigjur.

“S’ke folur asnjëherë”, i tha gazetari pas pyetjes, por Kurti tha se është me nxitim.

“Më falni se duhet me shku direkt në Kuvend”, ishte përgjigjja e Kurtit./Express/