Me anë të fotove, VV tregon se nuk kanë asnjë flamur në zyre

Disa reagime janë bërë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje duke i akuzuar këta të fundit se nuk mbajnë në zyrë flamurin e Kosovës, por, vetëm atë kombëtar.

Rrjedhimisht, në rrjete janë publikuar disa fotografi ku shihet se nga një takim me emisarin e BE-së, Miroslav Lajcak dhe Kurtin, në zyrën e partisë të cilën e udhëheq ky i fundit është parë vetëm flamuri kombëtar.

Mirëpo, Vetëvendosje ka reaguar karshi këtyre reagimeve, duke i publikuar fotografitë nga takimi i djeshëm.

Në takimin e djeshëm që ka mbajtur Kurti me Lajcakun nuk shihet asnjë flamur, as ai kombëtar as ai i Kosovës.