Ministria e Financave
Më 9 korrik mbahet ankandi i nëntë i letrave me vlerë për vitin 2024, në shumën prej 20 milionë euro
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 9 korrik 2024 do të mbahet ankandi i nëntë për vitin 2024. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.
Në njoftim thuhet se investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.
Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë duhet të kontaktohet ndonjëra nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.
![](https://ballkani.info/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_2-2-780x439-1.jpg)