Me 6 kg kokainë në kamion dhe mijëra euro, arrestohet shqiptari në Itali

Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi u kap me 6 kg kokainë dhe 3000 euro cash.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ka qenë duke drejtuar një kamion, i shoqëruar nga një shtetas rumun. Në momentin e ndalimit për një kontroll rutinë nga policia, efektivët vunë re nervozizëm, çka bëri që të ushtronin një kontroll fizik.

Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti në serdiljet e pasme 6 kg kokainë të paketuar dhe 3000 euro cash. Shqiptari dhe shoku i tij rumun ndodhen në paraburgim në Novara, duke pritur masën e sigurisë nga drejtësia italiane.