Më 5300 euro të një tepihu që po e blenë kryeministria, 31 veteranëve do t’ju sigurohej paga mujore

Është raportuar dje se Qeveria e Kosovës, respektivisht në ndërtesën e kryeministrisë, kërkon të blejë tepihë me vlerë 5300 euro. Për këtë Ministria e Administratës Publike ka hapur thirrje për tender për t’u finalizuar porosia e Qeverisë e udhëhequr nga Albin Kurti.

Qeveria Kurti e cila ka mohuar të ketë bërë këtë porosi, porse në Ministrinë e Administratës Publike figuron shpallja e tenderit për kryeministrit.

Javën e kaluar kjo Qeveri kishte zbritur pagat e veta duke shfuqizuar vendimin e Qeverisë Haradinaj për rritje pagash. Ky hap i kryeministrit Kurti erdhi pak më shumë se një muaj para se Gjykata Kushtetuese të shpallë vendimin e rregullimit të pagave në sektorin publik, gjë që pritet rikthimi i pagës së lartë për Kurtin, raporton Ballkani.info.

5300 euro do të kushtojë tepihu, një vlerë e madhe krahasuar me pagën mesatare në Kosovë dhe krahasuar me pagat që marrin veteranët e luftës, për të cilët ka pasur shumë zëra kundër ndarjes së buxhetit për pensione ndaj tyre nën justifikimin se numri i veteranëve nuk është real dhe nuk duhet të ketë pensione deri në një numër të saktë që meritojnë pensionet për shkak të kontributit në luftën e fundit të Kosovës.

170 euro është vlera e një pension të veteranit të luftës momentalisht. Në një kalkulim të thjesht nënkupton që me 5270 euro do të merrnin pensione 31 veteranë, 30 euro më pak sesa tender i shpallur nga Ministria e Administratës Publike me porosi të Qeverisë për blerjen e tepihut, raporton Ballkani.info.

Koalicioni qeverisës përbëhet nga dy parti me koncepte të kundërta ideologjike. Por, LVV dhe LDK gjatë fushatës zgjedhore kanë pasur të njëjtin premtim për reduktimin e shpenzimeve qeveritare. Madje, në emër të kësaj kanë premtuar ulje të ministrave dhe zv-ministrave dhe tash së fundi uljen e pagave për pozitat qeveritare.

Tenderi për tepihun është në kundërshtim me diskursin e përdorur gjatë fushatës dhe veprimet e para si Qeveri të konsideruara si populiste nga opozita. /Ballkani.info/