Asambleja

Më 27 maj Kosova formalizohet si “anëtare e asocuar” në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, thotë Vetëvendosja

Ngritjen e statusit të delegacionit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s prej anëtari vëzhgues në Anëtar të Asocuar, Lëvizja Vetëvendosje tha se formaluzohet më 27 maj në Sofje të Bullgarisë.

“Kosova avancohet në Asamblenë Parlamentare të NATO-s: Ngrihet në nivelin e anëtares së asociuar në Asamble, që është niveli i më i lartë para anëtarësimit të plotë në NATO.= Ky vendim do të formalizohet me votim në Asamblenë parlamentare të NATO-s në sesionin pranveror të Asamblesë, që do të mbahet më 27 Maj në Sofje, ka bërë të ditur deputeti Driton Hyseni, Kryesues i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-së”, njoftoi Vetëvendosja.

Në këtë nivel që do të avancohet Kosova, nga rajoni janë Serbia dhe Bosnje-Hercegovina; Beogradi me një delegacion të përbërë nga pesë veta, ndërsa Bosnja me një delegacion të përbërë nga 3 veta.