Më 20 Dhjetor Tech Community Meetup & Xmas bashkon në Tiranë mbi 100 startupe, mentorë, investitorë dhe sipërmarrës

Po i afrohemi një periudhe festive të vitit dhe një prej arsyeve pse konsiderohet e tillë është se njerëzit bashkohen dhe ndajnë me njëri-tjetrin nga jeta e tyre.

Atmosfera festive e këtij viti do të shohë njerëz me sfonde të ndryshme të bashkohen për të ndarë mes tyre jo vetëm eksperiencat por edhe pasionin e tyre për teknologjinë dhe sipërmarrjen në Tech Community Meetup & Xmas.

Aktiviteti i cili do të mbahet më 20 Dhjetor organizuar nga UK Albania Tech Hub, ICTSmedia dhe ICTSlab me mbështetjen Ambasadës Britanike në Tiranë është vendi perfekt për të takuar njerëz të rinj, për të mësuar gjëra të reja e për tu inspiruar.

Kjo ngjarje do të vërë theksin tek roli i akseleratorëve të startupeve, organizatave në mbështetje të inovacionit dhe startupeve të cilat po përpiqen të adresojnë disa prej sfidave me të cilat përballen në Shqipëri.

Pse duhet të bëni pjesë e Tech Community Meetup & Xmas?

Jo vetëm që do të shoqëroheni nga një muzikë e festive e fundvitit, por edhe të shoqëroheni me mese 100+ të ftuar, startupe, mentorë, investitorë dhe sipërmarrës.

Megjithatë arsyet janë të shumta pse duhet të humbisni këtë ngjarje. Në takime të tilla do të ekspozohen përballë praktikave më të mira, mundësive të arta, informacioneve të rëndësishme dhe më e rëndësishmja të njiheni me njerëz të cilët ndajnë të njëjtin pasion si ju për teknologjinë dhe sipërmarrjen.

E në veçanti ju do të njiheni me zhvillimet më të fundit në hapësirën e teknologjisë dhe sipërmarrjes në Shqipëri.

Si të bëhem pjesë e Tech Community Meetup & Xmas?

Që të siguroni pjesëmarrjen në këtë aktivitet ju duhet të pranoni ftesën nga organizatorët. Ftesën e merrni duke plotësuar formuluarin e regjistrimit në faqen zyrtare të ICTSlab në këtë lidhje: https://ictslab.com/tech-community-xmas-meetup/

Ruani datën dhe orën: Më 20 Dhjetor në Mak Albania Hotel (ish-Sheratoni) në hapësirën e restorantit nga ora 18:00 deri në orën 20:30 për një fundvit festiv i vështirë për tu harruar.