MC Kresha tregon ngjarjen më të bukur në të cilën ka marrë pjesë ndonjëherë

Personazhet e njohur gjithmonë na e kanë treguar se pavarësisht sukseseve fenomenale dhe arritjeve në piedestal në karrierë, asgjë nuk krahasohet me familjen. Momentet familjare janë ato që i japin kuptim jetës.

Përballë Xheraldina Vulës, MC Kresha foli si rrallëherë për familjen e tij. Ai dhe Erzina, janë prindër të dy fëmijëve, Izës dhe Dinit. Familja jeton prej vitesh në Kanada, e cila është bërë dhe vendlindja e të vegjëlve.

I pyetur nga Xheri se cila është ngjarja më e bukur në të cilën ka marrë pjesë ndonjëherë, Kresha pa hezitim e kishte n’majë t’gjuhës përgjigjen.

“Lindja e djalit. Kur lindi vajza, për shkak të pandemisë shkova 1 muaj pasi ajo kishte lind. Për djalin kam qenë aty. Jo i pranishëm gjatë procesit të lindjes, por menjëherë më pas”.

Reperi kishte vendosur të mos ishte i pranishëm në sallën e lindjes gjatë proçesit pasi u shpreh se nuk është aq i fortë sa për të duruar diçka të tillë.

E ndalur këtu, Kresha dha një mesazh shumë human, duke shprehur në të njëjtën kohë vlerësim dhe dashuri jo vetëm për nënën e tij, apo bashkëshorten, por për të gjitha nënat në botë.

“Respektin më të madh për të gjitha nënat. Nuk ka qënie më të mirë e më të vlefshme se nënat. Fëmijët duhet ti vlersojnë shumë nënat, pasi ato e kanë një sfidë të veçantë në sjelljen në jetë të fëmijëve”.

Këtij mesazhi ju bashkua edhe Xheri duke shtuar se nëna krijon dhe formon shijen e një familjeje./News-31