“MC Beka nuk e ka vendin këtu”, thotë Getinjo

Pas një debati në mes të Edonit dhe MC Bekës, ka reaguar banori tjetër i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Getinjo.

Rep artisti ka thënë se MC Beka duhet të dalë nga shtëpia e “Vëllait të Madh”, ngase sipas tij – “ai nuk e meriton të jetë pjesë e kastit të këtij formati televiziv”.

Mendimi i tij në lloj forme është përkrahur edhe nga banorët e tjerë.