Mesditën e sotme trupi i pajetë i një personi është gjetur në det nga Policia e Kufirit në plazhin e Durrësit.Mësohet se viktima është gjetur i mbytur në largësi 1.5 milje nga stacioni i Hekurudhave.
Ai i përket një burri të moshës rreth 60 vjeç.
Dyshohet se i përket një pushuesi nga Kosova, ndërsa në trupin e të tij nuk ka mjet identifikimi.Policia kufitare ka nxjerrë në breg kufomën dhe aktualisht po dërgohet në morg, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës.
Më datë 10.06.2019, në lagjen nr.13,Durrës, është gjetur i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, rreth 60 vjeç, 1.60 cm i gjatë dhe i veshur me rroba plazhi ngjyrë blu.
Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Po punohet për identifikimin e kufomës dhe shkakun e mbytjes.







