Mbytet në liqenin e Shkodrës një 80-vjeçare

Një 80-vjeçare me iniciale F. K. është gjendur e mbytur ditën e sotme në liqenin e Shkodrës.

Nga informacionet zyrtare bëhet me dije se e moshuara vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe kjo mendohet të jetë shkaku i mbytjes. Sipas verifikimeve të para nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e të moshuarës.

Mësohet se e 80-vjeçarja, e cila jetonte në fshatin Dobraç, është larguar nga shtëpia më datë 29 dhjetor 2020.

Informacionet e detajuara: 

Më datë 07.01.2021, rreth orës 11:50, në fshatin Dobraç, Shkodër, në breg të liqenit të Shkodrës është gjetur e mbytur shtetasja F. K., 80 vjeçe, banuese në fshatin Dobraç, Shkodër, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor. Kjo shtetase ishte larguar nga banesa që më datë 29.12.2020.

Nga verifikimet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.