Një turiste çeke ka humbur jetën në plazhin e Golemit. E moshuara është futur në det dhe dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. Policia thotë se ende nuk është identifikuar turistja.

“Nga hetimet paraprake dyshohet se shkaku i vdekjes së shtetases, mund të ketë ardhur si pasojë e arrestit kardiak“, – thekson policia

Njoftimi

Rreth orës 15:40, në plazhin e Golemit, një shtetase moshuar Çeke, ende e pa identifikuar, ka humbur jetën.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkaku i vdekjes së shtetases, mund të ketë ardhur si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin e viktimës.

loading…