Mbyllja e mitingut të PS shoqërohet me përplasje polici-protestues

Është mbyllur mitingu i Partisë Socialiste në Shkodër, ashtu si edhe protesta e opozitës.

Policia ka mbajtur për disa minuta, pas mbarimit të fjalimit të Edi Ramës, kordonin që ndante protestuesit me mbështetësit e Qeverisë.

Tension në Shkodër, protestuesit tentojnë rrëmbimin e ambulancës për të goditur policinë

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ndoqi nga afër tërheqjen e policisë, moment që u shoqërua me përplasje të herë pas hershme me protestuesit.

Efektivët shoqëruan edhe një prej kolegëve që ishte lënduar gjatë përplasjes.

Aktualisht situata paraqitet e qetë në Shkodër.
https://www.youtube.com/watch?v=bJFHnT2HMoc