Pak më parë është mbyllur votimi në Serbi për zgjedhjet e përgjithshme në vend.

Sipas mediave vendase, serbët ishin në radhë deri në minutat e fundit të mbylljes së procesit.

Ndërkohë, po mblidhen kutitë e votimit nga të gjitha qendrat dhe në 24 orët e ardhshme pritet të shpallet rezultati zyrtar.

Nga disa media është shpërndarë lajmi se në disa vendvotime kishte radhë të gjata edhe pas përfundimit të afatit zyrtar të votimit.