Është mbyllur protesta e opozitës para Kryeministrisë pas fjalimit përmbyllës të kreut demokrat, Sali Berisha.
Tanimë, protestuesit po i drejtohen Bashkisë Tiranë, aty ku janë mbajtur protesta të përjavshme nga opozitarët.
Kjo protestë e dytë këtë 11 korrik para Bashkisë është me një tjetër fokus, kryebashkiakun Erjon Veliaj.
Pjesë e konsiderueshme e protestueseve ndodhen tanimë para Bashkisë Tiranë, teksa edhe forcat e sigurisë janë zhvendosur aty për të siguruar rendin.







