Mbyllet pjesa e parë, Hungari 0-0 Shqipëri: Gjimshiti lëndohet, largohet me barelë nga loja

Hungaria dhe Shqipëria kanë zhvilluar një pjesë të parë të fortë (0-0), ku iniciativa ishte në anën e skuadrës kuqezi.

Se ndeshja ishte e fortë, tregon edhe rastet e pakëta që kishin dy skuadrat.

Shqipëria kishte më shumë nga loja, duke rrezikuar me Keidi Baren, por goditja e tij u bllokua.

Në minutën e 30-të, mbrojtësi Berat Gjimshiti u dëmtua pas një përplasje me Etrit Berishën.

Myrto Uzuni në anën tjetër del i vetëm me portierin Gulasci, por gjuajtja e tij ndalet, ndërsa ishte edhe pozitë jashtë lojës.

May be an image of text

Krejt në fund të pjesës së parë Endrit Çekiçi gjuajti nga goditja e dënimit, por që topi u bllokua nga muri.