Mbyllet “Momo” te rruga “B”, pronari i saj rezultoi pozitiv me koronavirus

Kafiteria “Momo” në Rrugën B në Prishtinë është mbyllur përkohësisht.

Ky vendim erdhi pasi pronari i kësaj kafiterie shumë të frekuentuar, Dekorim Sahiti rezultoi pozitiv me koronavirus.

Në njoftim thuhet se është obligim moral i kompanisë që lokali të qëndrojë i mbyllur derisa të dalin rezultatet e të gjithëve që punojnë aty.

“Ne si kompani ndjejmë përgjegjësi morale dhe për një kohë lokali do të jetë i mbyllur, deri sa të përfundojë testimi dhe të marrim rezultatet e çdo njërit që punon në Momo”, thuhet në njoftimin e tyre.

Njotimi i plotë i tyre:

MOMO në Rrugën B mbyllet përkohësisht!

Pasi që pronari i MOMO ka rezultuar pozitiv në COVID-19, edhe pse nuk ka pasur kontakt direkt të tij me stafin, ne si kompani ndjejmë përgjegjësi morale dhe për një kohë lokali do të jetë i mbyllur, deri sa të përfundojë testimi dhe të marrim rezultatet e çdo njërit që punon në MOMO.