Mbyllet baras derbi Arsenal – United


Ka përfunduar baras pa gola ndeshja mes Arsenalit dhe Manchester Unitedit, e vlefshme për xhiron e 21-të të Premier Leagues.

Të dy ekipet patën raste të mira për gol, por asnjëra s’arriti të tundte rrjetën e kundërshtarit.

Në tabelë, ky barazim i lë “Djajtë e Kuq” prapa në rrugën për kryesim. Manchester City i prin Premier Leagues me 44 pikë, tri më shumë se Unitedi që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar. Arsenali mbetet i teti me 31 pikë të tubuara.