RMV

Mbyllen vendvotimet në RMV: BDI dhe VLEN falënderojnë qytetarët

Në Maqedoni të Veriut janë mbyllur vendvotimet për zgjedhjet presidenciale.

Për të folur mbi procesin dhe për të falënderuar qytetarët, në konferencë për media doli nënkryetari i BDI-së nga Fronti Europian, Arbër Ademi.

“Sot popullit foli. Patëm një ditë të qetë dhe një proces demokratik dhe të ndershëm. Është një sukses i përbashkët. Falënderoj ata që treguan sjellje demokratike, duke votuar Frontin Europian dhe dhanë votë për kandidatin tonë, Bujar Osmani”, deklaroi Ademi.

Edhe kandidati i Opozitës Shqiptare – VLEN – për president, Arben Taravari tha se ka pasur votim masiv ndaj pret ndryshim në këto zgjedhje.

“Masovikisht qytetarët kanë votuar dhe ky masivitet dëshmon se duhet ndryshim. Kutitë besoj që tashmë janë hapur. Komisionet dhe vëzhguesit tanë e kanë në dorë fitoren dhe garantojmë që çdo votë të jetë e sigurt. Vota shqiptare nuk do të preket, tërmeti nisi sot por dridhjet finale do të jenë më 8 maj”, tha Taravari. /KlanMaqedonia