Albi Mall Superliga

Mbyllen ndeshjet, Llapi dëshpëron, Ballkani një hap më afër titullit

Java e 33-të në elitën e futbollit kosovar i ka buzëqeshur Ballkanit që tashmë ka bërë një hap për afër titullit të kampionit.

Skuadra e Ilir Dajës ka fituar në udhëtim ndaj Malishevës me rezultat 0:2, derisa rivali i tyre direkt Llapi ka barazuar ndaj Gjilanit dhe tash është diferenca katër pikë kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të kampionatit.

Gjithsesi, ende ka shumë lojë, dhe as Llapi e as Drita nuk kanë hequr dorë nga ky pretendim por gjërat tash janë vështirësuar maksimalisht.

Drita e ka mposhtur Prishtinën në udhëtim 1:2, Dukagjini – Fushë Kosovën 0:2 ndërsa Feronikeli e mposhti Lirinë me rezultat 4:1. /Ballkani.info