Policia e Kosovës dhe Inspektorati kanë zhvilluar aksion mbrëmë në Prizren për të monitoruar zbatimin e masave anti-COVID nga Qeveria e Kosovës.

Sipas komunikatës së Policisë, janë gjetur disa parregullsi, me ç’rast policia ka mbyllur gjashtë lokale afariste.

“ 1. Janë mbyllur 6 lokale afariste,

  1. 65 Lokale te kontrollura
  2. Janë hapur 2 dy raste per VP nga neni 249 dhe 250
  3. 6 fletëparaqitje për gjykatë për kundërvajtje dhe
  4. 225 fletëparaqitje për mosmbajte të maskës”.

Gjatë zhvillimit të këtij operacioni, sipas komunikatës, gjithçka ka shkuar në rregull.

“Njëkohësisht ju informojnë se aktivitetet të tilla do të jenë të përditshme përderisa situata me Covid 19 të ndryshojë dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të vendimeve të qeverisë”, thuhet në komunikatë.