Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se nga muaji nëntor do të fillon zbatimi i shtesave për rrezikshmëri.

Bajqinovci duke u mburru për shtesa është shprehur se disa therë e kanë thënë e stërthënë se policët nuk do t’i lënë pa shtesa.

Ai tutje ka thënë se Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi e ka prioritet numër një sundimin e ligjit dhe rendin, sigurinë e shtrirjen e sovranitetit të shtetit në të gjithë territorin.

Postimi i plotë:

Shtesat e rrezikshmërisë për policinë u miratuan.

Nga muaji nëntor fillon zbatimi i rrezikshmërisë.

U kemi thënë e stërthënë se policinë nuk do ta lëmë pa shtesa, e përsëri alamet zërash opozitarë e analistë e media, zhurmonin e përpiqeshin të keqorientojnë punën dhe aktivitetin e policisë.

Një Qeveri e Kuvend që sundimin e ligjit, rendin e sigurinë e shtrirjen e sovranitetit të shtetit në gjithë territorin, e ka prioritet numër 1, nuk do të lejonte që policia të mos merrte përkrahjen që e meriton plotësisht për punën që bën.

Dua të urojë policinë për punën e palodhshme që bën e të sigurojë se në çdo hap do të kenë përkrahjen tonë të padiskutueshme.