Murali i parë, Kamarieri, i vendosur në Hotel Lybetenin në Ferizaj është nga një kompani tjetër siç shihet edhe në foton e postuar nga Mural/Fest Kosova, shkruan Ballkani.info.

“Mural Fest Kosova shprehë shqetësim të thellë kur sheh se si përgjatë viteve është mbuluar murali vazhdimisht për shkaqe komerciale, gjë që e shëmton dhe zbehë rëndësinë e tij”, thuhet në në njoftim.

Tutje ata përmes reagimit të bërë në facebook, kanë kërkuar që menjëherë të reagojnë institucionet relevante duke larguar reklamen nga Murali Kamarier.

“Ne kërkojmë reagim të menjëhershëm nga institucionet relevante për largimin e reklamës nga Murali Kamarieri dhe të merren masa për parandalimin që kjo të mos përsëritet në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Reagimi i plotë: