Mbrojtja e Thaçit flet për ndikimin e Adem Demaçit mbi UÇK-në, kërkon të di pse ZPS s’e përmendi askund

Gregory Keohe, avokat i Hashim Thaçit, ka mohuar të gjitha pretendimet e Prokurorisë Speciale në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Keohe ka akuzuar ZPS-së se asnjëherë nuk e ka përmendur Adem Demaçin, njeriun kryesor të UÇK-së.

Ai përmend datën 2 nëntor të 1998-ës, një takim ku i pranishëm nuk ishte Thaçi, takimi ku po bëhej përpjekje që FARK-u dhe UÇK të bashkoheshin si njësi e vetme.

“Z.Thaçi s’ka qenë fare në takim, kush do të merrte vendimin dhe personat që ishin pjesëtarë të këtij takimi ishin Adem Demaçi, Bujar Bukoshi, një përfaqësues i UÇK-së dhe një tjetër përfaqësues i LDK-së”.

“Personi i parë në listë është Adem Demaçi, nuk është Hashim Thaçi as askush tjetër. Adem Demaçi ishte personi që duhej të pajtohej me faktin që FARK-u dhe UÇK-ja të bashkonin forcat e tyre. Kush është ky person është përfaqësuesi i përgjithshëm politik i UÇK-së nga data 13 gusht 1998 deri në mars 1999, është përfaqësuesi më i lartë i UÇK-së”, deklaroi ai.

“Pas shumë gjërave që u përmenden nga ZPS-ja dje z.Demaçi nuk u përmend asnjëherë në diskutimet e tyre, nuk u diskutua si një ndër personat kryesor të UÇK-së, kush ishte ky person, çfarë ka bërë ai”, u shpreh Keohe.

Mbrojtja e Thaçit përmend se Demaçi kishte kontrollin kryesor mbi UÇK-në.

“Ai kishte selinë në Prishtinë, kishte këshilltarë ka mbajtur konferenca për shtyp çdo javë për të paraqitur pozicionet politike të UÇK-së dhe objektivat e tyre, është një person që mbante kontakte të vazhdueshme me komandantët e zonës, takohej në mënyrë të rregullte me komunitetet ndërkombëtar, jepte flet-kalime për diplomatët ndërkombëtar dhe gazetarë në mënyrë që të mund të shkonin në zonën që kontrolloheshin nga UÇK-ja dhe ndërmjetësonte lirimin e të ndalurave të UÇK-së”, tha mbrojtja.

Avokati: Formimi i Qeverisë së përkohshme të Kosovës nuk ishte plani i Hashim Thaçit, ishte kërkesë e SHBA-ve

Keohe përmend edhe se si Demaçi kundërshtonte marrëveshjen e Ramubjes.

“Ai ndërkohë ka kundërshtuar fort praninë e UÇK-së në Rambuje, ishte një person si një ndër drejtuesit më të lartë të UÇK-së, i cili njihej shumë nga popullsia kosovare dhe një person që kishte shpenzuar vitet të tëra të jetës në burgjet serbe dhe ky ishte personi i cili duhet ta miratonte këtë marrëveshje me UÇK-në. Ndërkohë që ZPS-ja nga gjitha gjërat që tha dje nuk tha qoftë edhe një fjalë të vetme lidhur me të“, ka deklaruar avokati.