Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së prezantojnë një pjesëtar të ri në ekip

Gregory Kehoe, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ka prezantuar Jordan Behman, anëtar të ri si pjesë e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së.

Kehoe ka thënë se kjo është hera e parë e Behman që po paraqitet në seancë gjyqësore, shkruan Demokracia.com.

“Dua të prezantoj një nga kolegët e mi që është hera e parë që vjen, është Jordan Behman. Meqë na keni thënë t’ju njoftojmë persona të rinj, duhet t’i prezantojmë përpara trupit gjykues”, deklaroi ai.

Biografia e Behman ende nuk është bërë publike në uebfaqen e Gjykatës Speciale.