Mbrojtësi i Tottenhamit arrestohet për dhunë ndaj bashkëshortes

Mbrojtësi i Tottenham Hotspurit, Serge Aurier, është arrestuar me dyshimin për sulm ndaj bashkëshortes pak orë para ndeshjes që ekipi i tij e humbi ndaj Manchester Unitedit.

26-vjeçari është arrestuar një ditë para ndeshjes së të dielës me dyshimin se ka rrahur bashkëshorten pas një mosmarrëveshje që kanë pasur, raportojnë mediat në Angli.

Këto akuza i ka mohuar mbrojtësi francez dhe Policia e Hertfordshire e ka liruar në procedurë të rregullt.