Ibrahim Dresevic e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin e ri në Eredivisie.

Mbrojtësi që së fundmi ka pranuar të luaj me Kosovën, ka shënuar gol në fitoren e thellë të Heerenveenit 0-4 te Heracles.

Dresevic e hapi serinë e golave në këtë takim duke realizuar vetëm pas tetë minutash lojë.

Istogasi shënoi gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë nga një distancë e largët rreth 40 metra.

Padyshim që goli i mbrojtësit kosovar do të jetë ndër më të mirët në këtë edicion në elitën e futbollit holandez.

8. Jaaaaaaaaaaaahaaaaaaaaaaa!#herhee: 0-1 pic.twitter.com/bqM6kovypv

— sc Heerenveen (@scHeerenveen) August 4, 2019