Presidentja e Kosovë

Mbreti Charles uron Osmanin për 16-vjetorin e pavarësisë, vlerëson lidhjen midis dy kombeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ka pranuar telegram urimi nga Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III.

Në letrën e tij, Mbreti Charles III ka thënë se vlerëson lidhjen në mes dy shteteve, duke theksuar se shpreson se do të vazhdojë bashkëpunimi i ngushtë në çështjet e rëndësishme globale, nga të cilat do të përfitojnë brezi i ardhshëm, përcjell Klankosova.tv.

“Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë i shpreh komplimentet Zyrës së Protokollit, Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe ka nderin t’i dërgojë një mesazh nga Madhëria e Tij Mbreti Presidentes Vjosa Osmani Sadriu për festën tuaj të Pavarësisë”, thuhet në urimin e mbretit.

“E nderuar zonja Presidente, Ndërsa ju dhe populli i Republikës së Kosovës festoni rastin e veçantë të Ditës suaj të Pavarësisë, unë dhe gruaja ime kemi kënaqësi të madhe t’i përcjellim urimet tona të përzemërta Shkëlqesisë suaj dhe popullit kosovar. Unë e vlerësoj lidhjen midis kombeve tona dhe shpresoj se vendet tona mund të vazhdojnë të punojnë ngushtë së bashku për çështje të rëndësishme globale, qofshin ato paqja dhe prosperiteti, apo mjedisi dhe ndryshimet klimatike, të cilat do të përfitojnë brezat tanë të ardhshëm për vitet në vijim”.

“Unë dhe bashkëshortja ime dëshirojmë të shfrytëzojmë rastin për t’ju dërguar juve dhe të gjithë kosovarëve urimet tona më të ngrohta për vitin e ardhshëm. Charles R.*

“Ambasada Britanike në Kosovë përfiton nga ky rast për t’i ripërtërirë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, garancitë e konsideratës më të lartë”.

BONUS VIDEO| Bali Muharremaj me fëmijët në Prekaz i këndojnë Adem Jasharit