Mbreti Charles
Mbreti Charles diagnostikohet me kancer
Mbreti Charles lll është diagnostikuar me një lloj kanceri, ka njoftuar të hënën Buckingham Palace.
Siç është bërë e ditur, nuk bëhet fjalë për kancer në prostatë, për çka është trajtuar së fundmi.
Lloji i kancerit nuk është zbuluar ende, por sipas një deklarate të pallatit, Mbreti filloi trajtimet e rregullta të hënën, raportoi BBC-ja.
Mbreti pret që pas trajtimit të tij të kthehet sa më shpejt në detyrën e tij publike.
Ai do t’i shtyjë angazhimet e tij publike dhe pritet që anëtarët e tjerë të familjes mbretërore t’i qëndrojnë pranë gjatë trajtimit.
Edhe pse ai do të ndalojë ngjarjet e tij publike, Mbreti do të vazhdojë me rolin e tij kushtetues si kreu i shtetit.
VIDEO BONUS: Punëtorët teknikë të shkollave fajësojnë Albin Kurtin për pagat e vogla