Përparim Hetemaj

Mbrëmje e veçantë: Genc Nuza gjykon në ndeshjen ku futbollisti kosovar do t’i jep fund karrierës së tij

Një natë feste e  nostalgjike do të jetë sonte për futbollistin shqiptar Përparim Hetemaj.

Ai do t’i jep fund karrierës së tij aktive në skuadrën finlandeze HJK, shkruan Ballkani.info.

HJK luan sonte në Ligën e Konferencës kundër skuadrës Aberdeen nga ora 18:45.

Përveç atmosferës festive, sigurisht do të jetë moment i vështirë për Hetemajn që më nuk do të zbresë në fushë si lojtar aktiv.

Gjithsesi e veçantë do të jetë edhe për gjyqtarët kosovarë që do ta ndajnë drejtësinë në këtë takim.

Genc Nuza është titullar ndërsa do të asistohet nga Fatlum Berisha e Bujar Selimaj ndërsa gjyqtar i katërt është Dardan Çaka. /Ballkani.info