Mblidhet Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës me fillim prej orës 11:00.

Sipas njoftimit, kjo është mbledhje e rregullt dhe deri më tani nuk janë bërë publike pikat e rendit të ditës.

Kujtojmë se gjatë kohës sa Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhje, para ndërtesës së saj, pronarë të restoranteve dhe këngëtarë, protestojnë për moslejimin e organizimit të dasmave.