Mblidhet KQZ, këto janë pikat e rendit të ditës

Komisioni Qendror Zgjedhor do të mblidhet sot në orën 14:00.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi përmes një komunikate për medie.

Gjatë kësaj mbledhë do të diskutohet për miratimin e rekomandimit për Presidentin e Republikës së Kosovës për kandidatët e radhës për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Po ashtu do të miratohet raporti ZRPPC-së për partitë politike që nuk kanë dorëzuar formularin për vazhdimin e regjistrimit.