Mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Shqipëri

Ka zgjatur rreth dy orë mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare e thirrur nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Të pranishëm në këtë mbledhje kanë qenë kryeministri Edi Rama, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve.

Qëllimi i mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare kanë qenë sulmet kibernetike nga ana e Iranit, që goditën shërbimet qeveritare online si dhe sistemin e Policisë së Shtetit.

Mbledhja, nisi rreth orës 11:00 dhe përfundoi në orën 13:05.

Në përfundim të kësaj mbledhje nuk pati deklaratë nga të pranishmit. /tvklan.al/