Mblidhet bordi i ZRRE-së

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji është mbledhur sot për të shqyrtuar një sërë çështjesh.

Në rendin e ditës përveç miratimit të raportit të punës së këtij institucioni u panë të jetë edhe shqyrtimi i disa kërkesave të kompanive për shtyrje të afatit të vlefshmërisë së autorizimit.

Për shkak të pandemisë COVID-19 mediat u lejuan të marrin vetëm pamje dhe u tha se nuk do të ketë konferencë pas mbledhjes.

Ndërkohë zyrtarë të ZRRE-së thanë se pas mbledhjes do të dërgojnë komunikatë për medie.