Mblidhen këto komisione parlamentare

Sot do të mbahet mbledhjet e disa komisioneve të Kuvendit të Kosovës.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, bën shqyrtimin e Raportit me amendamente i Projektligjit për mbrojtjen e konsumatorit dhe shqyrtimin e raportit vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit – ARRU për vitin 2022.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, do të bëj shqyrtimin e raportit të auditimit të teknologjisë së informacionit “ Sistemi Informativ i Gjendjes civile në Agjencinë e Regjistrit Civil”. Të ftuar: përfaqësuesit e institucioneve të audituara.

Kurse Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, në rend dite kaë votimi i Raportit me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative.