Kuvendi i Maqedonisë

Mbledhje “e nxehtë” e Kuvendit të Maqedonisë më 31 tetor

Kuvendi i Maqedonisë më 31 tetor do të mbajë seancë të rregullt për pyetje deputetësh, e cila pritet të kalojë në atm,osferë të nxehtë pas të gjitha ndodhive rreth ndryshimeve kushtetuese.

Në fokus opozita pritet të vendos amendamentet për ndryshimet kushtetuese dhe Ligjjn për amnisti, të cilin e kërkoi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për të gjithë të akuzuarit dhe të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit.

Në seancën e njëjtë, deputetët e përjashtuar nga VMRO pritet të adresojnë kërkesat e tyre.