Mbledhja e Qeverisë do të mbahet pasdite, kjo është arsyeja e shtyerjes
Mbledhja e Qeverisë e paraparë të mbahej sot në mëngjes, është shtyer për në orën 16:00.
Arsyeja e shtyerjes së mbledhjes është konsultimi shtesë i ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, me ministrat e linjës lidhur me pikën e rendit të ditës.
Këtë njoftim e ka dhënë zyra e kryeministrit Hoti.