Mbledhësi i anektodave: Oda ka qenë institucion në të cilin pjesa më e madhe e trashëgimisë shpirtërore është krijuar aty (VIDEO)

Në një intervistë me Ballkani.info Salih Zogiani, njëri nga mbledhësit e anektodave shqiptare ka treguar se rrethanat e rrugëtimit të popullit tonë kanë qenë shumë të rënda gjatë historisë, okupimi i gjatë, pa shkollë e pa liri.

Tutje, Zogiani, rrëfen se ngjarjet e rëndësishme historike nuk kanë mundur të shënohen, por janë mbajtur mend, janë përcjellur brezë pas brezi përmes trashëgimisë shpirtërore, përmes këngëve, anektodave, fjalëve të urta etj., të cilat sot na shërbëjnë me shënuar historinë, kur të shkruhet historia se kjo histori që e kemi është shkruar më shumë me diktakt.

Mbledhësi i 2370 anektodave, Salih Zogiani, ndër të tjerash tregon për rolin e odave, ku sipas tij oda ka qenë institucion në të cilin pjesa më e madhe e trashëgimisë shpirtërore është krijuar aty, pra në oda.

Në intervistën në vazhdim, ndër të tjerash mund të dëgjoni disa nga anektodat, si:
– Këmisha e Kosovës
– Ju e keni kry punën kur e zbuluat Amerikën
– Nuk ka shpi pa thi
– Femra kurorë
– Me ju ngjitë kumonat parisë si bagtisë
– Kur i hanë dredhet i janë edhe opingat…/Ballkani.info/
https://www.youtube.com/watch?v=MovgB3lc_oQ&feature=youtu.be&fbclid=IwAR01FsQi31Igmh6cH14yknAQEYwbLtNdbsR7H6meud-NDvXEos2Sa_v1ebk