Reagim

Mbishkrime “UÇK” në një shkollë në Lipjan, reagon Marko Gjuriq

Disa persona të panjohur kanë bërë disa mbishkrime në muret e shkollës fillore në Lipjan “Braca Aksic”.

Në këto grafite është shkruar “UÇK”, siç raporton programi i RTK-së në gjuhën serbe.

Drejtori i kësaj shkolle, Bratislav Djedoviq, ka thënë se këto grafite i kanë shkruar disa nxënës shqiptarë.

E pas kësaj ka reaguar menjëherë Marko Gjuriq, shef i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, duke kërkuar që ‘Prishtina të ndalë provokimet’, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.

Ai i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të marrë masa të menjëhershme që Prishtina të ndalë këto provokime që, sipas tij, do ta destabilizojnë regjionin