Mbi një kilogram substanca të ndryshme narkotike, arrestohen tre persona

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme, në orët e pasdites janë arrestuar tre persona, prej tyre dy kosovar dhe një serb.

Gjatë kontrollit në dy lokacione, policia ka bërë të ditur se ka gjetur dhe konfiskuar 134 gramë substancë narkotike të llojit GHB, 149 gramë substancë narkotike të llojit amfetaminë, 692 gramë substancë narkotike prekusor (përzierës), 204 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë, 17 gramë fara kanabisi dhe një peshore digjitale, përcjell Ballkani.info.

Përmes njoftimit, bëhet e ditur se të tre të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokrurorit janë dërguar në mbajtje. /Ballkani.info