Mbi 60 pacientë me koronavirus po trajtohen në Spitalin e Pejës, 12 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës aktualisht po trajtohen 61 pacientë me koronavirus.

Ndërkaq 6 mjekë, 15 infermierë dhe 3 punëtorë të shërbimit teknik janë të infektuar me COVID-19.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 61 pacientë me Covid-19. 32 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.
Nga personeli i Spitalit 6 Mjek, 15 Infermierë dhe 3 punëtor të shërbimit teknik janë të infektuar me Covid-19. Gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 194 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor. Nga këta 20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim e spitalit.